Një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar si Arlind Hashani është shpallur në kërkim nga policia britanike, për shkak se dyshohet se është autori i vrasjes së një të riu në 29 dhjetor të vitit të kaluar në Londër.
Dyshohet se viktima e Ahmed Jama u qëllua me thikë në Abbey Estate pranë St John’s Wood. Edhe pse ai u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mediat britanike shkruajnë se fillimisht për vrasjen e të riut, u arrestua një 25-vjeçar, por hetimet e kryera, zbuluan se pas krimit të rëndë qëndronte shqiptari Arlind Hashani.
Ndërsa inspektori i policisë Neil Raëlinson i tha mediave, se duhet urgjentisht që të zbulohet vendndodhja e shqiptarit, për shkak të rrezikshmërisë së tij.
“Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar”.