Kërkon ndryshim e burgut, shtyhet seanca për Zani Çaushin

Përfundon në Gjykatën e Korçës seanca e Zani Çaushit lidhur me kërkesën për ndryshim të nivelit të sigurisë së burgut, vendimi i së cilës u shty sërish.

Avokati i Çaushit ka kërkuar shtyrje për të bërë konkluzionet përfundimtare dhe për tu njohur me aktet e IEVP Drenovë.

Seanca e rradhës u vendos të mbahet më 30 prill.

Seanca e sotme zgjati rreth 45 minuta.

Kush është Zani (Myrtzea) Çaushi?

Myrteza Caushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Çoles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Caushi u arrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.


Shtuar 14.04.2021 14:29