Një 40-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ushtronte profesionin e laborantit dentar pa licencë.
Për më tepër, 40-vjeçari posedonte një sasi kanabisi në laborator.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier, cili përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme.
40-vjeçari përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.
Barnat dhe pajisjet dentare si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, u sekuestruan nga policia.
Ai do të hetohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Albeu.com