I pandalshëm Rey Manaj, tjetër gol vendimtar për Barcelona B (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj ka qenë protagonist në fitoren e Barcelona B 4-3 ndaj Villareal B.

Manaj realizoi golin e katër për katalanasit në minutën e 67’, duke i çuar shifrat në 4-1.  Lushnjari goditi bukur nga brenda zonës, dhe me një diagonale mposhti portierin kundërshtarë.

“Nëndetësja e Verdhë” arriti të reagonte dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, por për fat të mirë goli i 24 vjeçari shqiptar rezultoi vendimtar dhe Barcelona doli me tri pikë nga ky takim.

Ky ishte goli i 12 për Manajn, duke konfirmuar edhe një herë se po kalon një sezon të shkëlqyer me blaugranët.

Shtuar 9.05.2021 02:05