Prej ditësh vendi ynë ndodhet nën ”pushtetin” e të nxehtit ekstrem me tempraturat që kanë shkuar deri në 42 gradë celcius.
Mjekët kanë këshilluar qytetarët që të tregojnë kujdes duke konsumuar sa më shumë ujë, të qëndrojnë në hije dhe të shmangin pikun e vapës.
Thirrjes së tyre i është bashkuar edhe ish-kryeministri dhe doktori Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shfaq teksa po konsumonte ujë dhe këshilloi dhe qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë në këto ditë të nxehta vere.
“Ujë të pini sa më shumë” , dëgjohet të thotë Berisha.