Një i moshuar ka dalë në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tij, duke theksuar se e vetmja e ardhur mujore është një pension prej vetëm 10 mijë lekësh. Ai ndodhet gjithashtu në një proces gjyqësor dhe, për të mbijetuar, është i shtrënguar të kryejë punë të padeklaruara.
Ai iu bëri thirrje të gjithë pensionistëve, veçanërisht ish-punëtorëve të metalurgjisë dhe minierave, që të mos qëndrojnë mënjanë në lokale, por të bashkohen në protestë. Duke kujtuar të shkuarën e tij në uzinën e Mjekësit, ai përmendi se, ndërsa një deputet i asaj kohe përfitonte vetëm nga orët shtesë, sot politikanët marrin subvencione të majme.
Të lidhura
None found
Sipas llogarisë së tij, rroga e dikurshme prej 9000 lekësh sot duhej të arrinte 900 mijë lekë. Por tani, përballë pamundësisë, ai pranon se kryen punë të zezë, të ardhurat e së cilës ia merr qeveria. Protestuesi i moshuar ftoi edhe naftëtarët e minatorët të dalin në rrugë, duke vënë në dukje se patronazhistët dhe policët përfitojnë 50 mijë lekë.
Në fund, ai pati një mesazh të drejtpërdrejtë për ligjvënësit e opozitës, duke i sfiduar që nëse kanë guxim dhe ndjehen përfaqësues të gjysmë milioni njerëzve, të ngujohen në Parlament së bashku me Saliun dhe të mos lëvizin prej andej.
