Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një shtetas i mitur ka përplasur një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, teksa 50-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.