“Kleçka” në deklaratën e Metës, pse presidenti nuk dha dorëheqjen e premtuar

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, me fitues Partinë Socialiste kreu i shtetit Ilir Meta doli në konferencë për media dhe pranoi rezultatin. Me tone të qeta dhe i buzëqeshur, Meta habiti kur deklaroi se duhet të mbyllet procesi paqësisht dhe se  qytetarët ditën e dielë shprehën vullnetin e tyre duke pranuar kështu humbjen e thëllë të opozitës.

Por më herët, vetë Meta ka deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse PS fitonte, por në fjalën e tij ai ka përmendur dhe 71 mandate. Ishte vetë Meta që deklaroi 4 ditë më parë se do të kishte një fitore të bujshme të opozitës duke deklaruar se nëse Rama fiton 71 mandate do të heqë dorë nga posti i tij i Presidentit.

Për të gjithë ata që prisnin dorëheqjen e Metës,  sot, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”, shprehet Blushi.

 

 


Shtuar 28.04.2021 14:05

Tags: