EMRI/ I kërkuar për trafik droge në SHBA, gjykata e Tiranës vendos arrest me burg për malazezin

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Vulaj, i arrestuar  disa ditë më parë me qëllim ekstradimin drejt SHBA-ve.

Vulaj është shpallur në kërkim për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Miçigan, SHBA.

41-vjeçar malazez, nga Tuzi, drejtonte shpërndarjen e drogës në Michigan.

Dyshohet se Vulaj organizoi gjithashtu edhe dërgesën dhe dorëzimin e 10 kilogramëve kokainë në këtë distrikt që u zbulua nga agjentet e DEA-s./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 11:07