Kënduan bashkë pak para aksidentit tragjik, këngëtarja shqiptare në zi për reperin grek

Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Mad Clip po kthehej në shtëpi nga dasma e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje. Mediat greke kanë zbuluar se në këtë event Mad Clip ka kënduar bashkë me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Para tre muajsh reperi grek bashkoi forcat me këngëtaren shqiptare dhe publikuan këngën me titullin “Mundet”.

Pas këtij lajmi të trishtë, Foureira ka postuar në Instagramin e saj një foto totalisht të zezë, në feed, dhe në Instastory, duke treguar dhimbjen e madhe që ndjen pa mundur të thotë dot asnjë fjalë.


Shtuar 3.09.2021 11:09