Del emri e fotoja, kush është 19-vjeçari që përplasi vajzën shtatzënë në Tiranë (FOTO LAJM)

Është zbardhur identiteti i djalit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kinostudio ku u plagos një vajzë e re, 30 vjeçare.

Identiteti i të riut është Jehon Breçani, 19-vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia menjëherë pas aksiodentit të rëndë.

Burimet bëjnë me dije se autori i këtij aksidenti është djali I ish-drejtorit të policisë së Shtetit Erzen Breçani.

E plagosura është dërguar në spital ku dyshohet se është shtatzënë dhe është dëmtuar rëndë në njërën këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2021 20:59