I jepet lamtumira Musaenit, djaloshit të pafat në masakrën e Velipojës (FOTO LAJM)

I është dhënë lamtumira 19-vjeçarit fatkeq Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Zeneli ishte viktima më e pafajshme e masakrës në Velipojë i cili humbi jetën nga një plumb në zemër.

Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen teksa jetonte me nënën dhe vëllain, pasi i ati ishte mbytur në lumë.

Djali nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezër Gocaj për ti gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.

Ai u gjet pa shenja jete në rërë.  Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë