Ditën e sotme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte porositur për të vrarë rreth 10 persona, me urdhër të Erjon Alibeaj.
“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela”, ka deklaruar Nuredin Dumani.
Këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit, duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”./TPZ