I dënuari nga Haga kërkon bashkimin e Serbisë me Rusinë: 6 muaj ofensivë

Lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshejl ka parashikuar muaj të vështirë për Serbinë me ardhjen e administratës Biden duke shkuar deri aty sa të kërkojë bashkim të Republikës së Serbisë me Federatën e Rusisë

Sheshejl, i dënuar nga Haga për krime lufte tha në Happy TV se kjo është mënyra e vetme e mbrojtjes për Serbinë.

“Në këtë rast, Serbia duhet që të kërkojë menjëherë që të bëhet anëtare e asociuar e Federatës Ruse. Kështu vendi do të ruante individualitetin e tij juridik ndërkombëtar dhe pavarësinë, por ajo do të ishte i integruar fort me Rusinë,” u shpreh ai.

Sheshel tha gjithashtu se ai paralajmëroi për gjashtë muaj ofensivë, dhe sipas tij, kjo tashmë po bëhet realitet.  Ndërsa duke folur për Christian Schmidt, lideri i radikalëve serbë u shpreh se ai është krah kroatëve sa i përket konflikteve në Ballkan./abcnews.al

Shtuar 3.06.2021 15:59