“Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme”, Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Pirro Manit

Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Pirro Mane.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Meta shkruan se një lajm i till është pikëllues, teksa e vlerëson punën e Manit si të jashtëzakonshme.

Postim i plotë:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje , për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve.

Të prehet në paqen e merituar!


Shtuar 3.06.2021 16:02