I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi atje është dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 13:38