Shërbimet e DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com