Dhunuan prindërit, arrestohen dy persona në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi ushtronin dhunë ndaj prindërve të tyre.

Sipas policisë, u arrestua K.H 26 vjeç banues në Kuçovë dhe B.M 45 vjeç, banues në Poliçan pasi akuzohen se ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve.

Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan P.Ç., 29 vjeç dhe A.L., 27 vjeç, të dy banues në Poliçan, si dhe u procedua penalisht shtetasi B.D., 25 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Këta persona në lagjen Pronovik, Poliçan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L.M., një sasi paketash dhe pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.04.2021 11:09