I dënuar me 7 vite burg për prostitucion, kapet në Tiranë 32 vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32 vjeçar pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

32 vjeçari është identifikuar si Enea Sinani, teksa rezulton i dënuar me 7 vite burg.

“Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit””, njofton policia.

Shtuar 7.05.2021 11:05