Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, palestinezët derdhen rrugëve

Armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, ka hyer në fuqi. Armëpushimi filloi të premten, duke i dhënë fund 11 ditëve bombardime në të cilat më shumë se 240 njerëz mbetën të vrarë, shumica në Gaza, informon albeu.com.

Palestinezët u derdhën rrugëve të Gazës menjëherë pasi filloi armëpushimi, ndërsa një zyrtar I Hamasit paralajëmroi se duart e tij “janë në këmbëz”.

Ashtu si Izraeli, edhe Hamasi ka pretenduar për fitoren e konfliktit.

Presidenti i SHBA-ve, Jo Biden, konfirmoi dhe përshëndeti armëpushimin, dhe sa se ky vendim solli mundëri të mirëfillta për përparim.

Të enjten, më shumë se 100 sulme ajrore izraelite synuan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Militantët lëshuan më shumë se 300 raketa drejt Izraelit gjatë ditës, tha ushtria izraelite, informon albeu.com.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.

Ndërsa në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi i tij mjekësor. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 08:27