Hyjnë në fuqi masat e ashpra ndëshkuese ndaj deputetëve që hedhin tymuese dhe lëndë piroteknike

Ka hyrë në fuqi të hënën e 18 dhjetorit Rregullorja e re e Kuvendit të Shqipërisë, ndryshimet e të cilës u botuan në Fletoren Zyrtare.

Këto ndryshime u miratuan në seancën plenare të datës 14 dhjetor, sipas së cilës një deputet, ose një grup deputetësh do ta kenë thuajse të pamundur që të bllokojnë zhvillimin normal të punës së Kuvendit apo të komisioneve parlamentare.

Deputetët apo grupi i deputetëve të cilët kryejnë akte dhune dhe vënë në rrezik jetën e parlamentarëve apo ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Gardës, ndezin mjete piroteknike, apo hedhin tymuese në Kuvend, do të përjashtohen deri në 60 ditë nga seancat parlamentare apo nga komisionet parlamentare.


Shtuar 18.12.2023 20:00