Humbi zgjedhjet përballë Ramës, Basha: U bëmë më të fortë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar sot në Vlorë në një takim me qytetarët.

Basha foli për zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se PD ishte në një garë me regjimin e Ramës. Kreu demokrat tha se pavarësisht gjitha këtyre, PD dhe demokratët u bënë më të fortë dhe më të mëdhenj.

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot në mesin tuaj përsëri, ndonëse jo në rrethana që do na kishte dashur zemra. Po kjo jo për fajin tuaj. Asnjë demokrate edhe demokrati të Vlorës dhe jo për fajin e shqiptarëve. Sepse vëllezër dhe motra ne ndodhemi sot këtu në këtë takim, fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një rregjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore. Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjsht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej pë pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çastë të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore. Se çfarë ndodhi e di fare mirë unë, e dinë fare mirë shqiptarët, e di gjithsecili prej jush. Çdokush po të vij e të flas këtu, do të tregojë shenjat e veta të betejës me të cilin është përballur. E pavarësisht gjitha këtyre, ne arritëm të shënonim diçka për Shqipërinë dhe demokracinë. Ne u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj, me një përballje të pabarabartë ku kishim me vete vlerat tona, idealet tona, vizionin tonë, zgjidhjet për shqiptarët. Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur e të shpërdoruar të shtetit si asnjëherë, legalizimeve për votat, hashashit për votat, të ndërtimeve pa leje për votat, deri presionit të kompanive private për votat dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët, në aleancë me çdo grup shoqëror, me kontrata të firmosura për Shqipërinë ndryshe, për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 15:30