Basha i merr telefonin fermerit që po fliste me gruan: Jemi këtu, po qajmë hallet!

Kreu demokrat,  Lulzim Basha ka takuar fermerët në Novoselë të Vlorës, të cilëve u ka premtuar mbështetje.

Basha është shprehur se nuk premton mrekulli, por që do të ndihmojë dhe do të mbështesë si në rastin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Basha ka komunikuar dhe me një nga bashkëshortet e fermerëve në këtë zonë ku i ka premtuar se mundi i tyre do të shpërblehet.

Pjesë nga biseda:

Fermeri: Ooo luli po me merr gruaja, do dalësh në lajme të bëjmë një foto

Basha: Ma jep pak, si e ka emrin gruaja

Fermeri: Thëllëza

Basha: Thëllëza si je., jam me Pirron duke qarë hallet do të fitojmë patjetër është fitorja juaj e çdo familje shqiptare. Kam kapur dorën e Pirros këtu dorën e punëtorit. Vaji që ju ka ngelur pa shitur do të rrisim mirëqenien. Ti je grua e fortë, siç po çel pranvera ashtu dhe ju do të sillni ndryshimin. Të përqafoj fort./albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 10:23