Kryemadhi ironizon Ramën nga Vlora: Nuk kam parë një burrë që t’i lutet një burri 12 herë në 24 orë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim Monika Kryemadhi  ka komentuar nga Vlora ftesën që kryeministri Edi Rama i bën kryedemokratit për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryemadhi me ironi ka thënë se është hera e parë që ka parë se si një burrë i lutet një burri 12 herë brenda 24 orësh.

“Unë nuk kam parë burrë që ti lutet një burri për 24 orë 12 herë. Është i mbaruar! Priteshmëritë e mia në Vlorë janë 3 Vlora 1 Saranda 4”, ka thënë Kryemadhi.

 

 

Shtuar 17.04.2021 12:04