Basha shkon në Vlorën e kryeministrit, pritet me thirrjet “Rama ik”

Kreu demokratik, Lulzim Basha ndodhet në Vlorë ku ka mbledhur rreth tij mbështetës të PD-së në kuadër të fushatës zgjedhore për 25 prillin.

Ai e ka nisur retorikën me sulm ndaj Edi Ramës ndërsa theksoi se dita e ndryshimit do të nisë të dielën, nga ky qytet .

Basha është pritur nga mbështetësit e tij me brohoritje dhe thirrjet “Rama ik”.

Ai gjithashtu theksoi se Vlora dhe vlonjatët nuk mund të mbeten më peng të kryeministrit. /albeu.com/

 

 

Shtuar 22.04.2021 11:04