Humbën në Lezhë, Pjerin Ndreu kritikon Ramën: PD veproi më mirë

Edhe pse Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Lezhës fitimtarë dolën demokratët.

Lidhur me këtë rezultat ka reaguar kandidati për Lezhën,  Pjerin Ndreu, i cili shprehet se humbën nga taktika e gabuar. Ai shprehet se  PD veproi me mire se kerkoi vetem per numrin 9 pa numrat e kandidateve. Sipas tij, shumica e votueseve kanë votuar 12, por kanë votuar kandidatin vertikalisht duke e bere të pavleshme votën.

Reagimi i Ndreut

Lezha si Qark 4-3 per PD!

Dua te falenderoj te gjithe strukturat e Partise Socialiste ne teritorin e Bashkise Lezhe, si dhe shume te tjere, qe na mbeshteten dhe votuan per Nr 12.

Lezha doli me -237 vota, por taktika e gabuar ne luften brenda llojit per votat e kandidateve, dhe gabimet njerezore ne votim, bene qe te dalin te pavleshme rreth 2400 vota, ku te pakten 70% e tyre jane votues te 12, pra Partise Socialiste!

Taktikisht duhet thene PD veproi me mire se kerkoi vetem per numrin 9 pa numrat e kandidateve!

Shumica e votueseve kane votuar 12, por kane votu kandidatin vertikalisht duke e bere te pavleshme voten.

Gjithsesi ju jam mirenjohes te gjitheve, sepse fale nesh, PS Lezhe, u ruajt mandati i trete ne qark qe ishte dhe objektivi jone!


Shtuar 27.04.2021 15:57