Fitorja e PS, Veliaj vlerëson punën e partonazhistëve

Drejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj në një komunikim për mediat ka falenderuar banorët e Zall Herrit dhe Zall Bastarit për besimin që ju kanë dhënë. Ai gjithashtu ka vlerësuar punën e patronazhistëve ku tha se, kush patronazhon përditë njerëzit merr mbështetje.

“Të shpallë sot një fitore absolutr. Urime bravo! Skuadrat tona në Zall Herr dhe në Zall Bastar kanë bërë një punë të shkëlqyer. Sot për të gjithë ata që analizojnë zgjedhjet kjo nuk është punë sondazhesh por punë respekti. Kush i patronazhon njerëzit përditë merr mbështetjen e njerëzve. Kush kujtohet njëherë në katër vjet nuk është për këtë punë. Shërbeni me respekt. Nëse ndihmoni njerëzit do ju shërbejnë ata njëherë në katër vjet. Mëzi pres me skuadrën tonë t’i shërbejmë më shumë Zall Herrit dhe Zall Bastarit. Meritoni të gjithë respektin tonë,” tha Veliaj./albeu.com


Shtuar 27.04.2021 16:07