Humb jetën një person nga helmimi masiv në Deçan, mbi 800 të sëmurë

Situata në Deçan të Kosovës nga helmimi masiv sa vjen dhe rëndohet. Deri më tani raportohen 800 të sëmurë dhe një i vdekur.

Dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit.

Kryetari  Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime.

Rastet e helmimit filluan që para dy ditësh, ku disa persona kërkuan ndihmë në spital, pas shfaqjes së simptomave./albeu.com


Shtuar 13.07.2021 09:02

Tags: ,