Dashi
Nëse po shqyrtoni mundësinë për një udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim! Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohje dhe njohuri të reja. Me të vërtetë shumë mirë.
Demi
Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Gjë që nuk është kushedi se çfarë, zakonisht. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos shpejtoni.
Binjakët
Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll. Do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohurit, sepse më vonë do t’i ndiheni në borxh.
Gaforrja
Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.
Luani
Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin e dashur. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë.
Virgjeresha
Vazhdon të ndjehet ndikimi i Saturnit që krijon kërcënime të vogla, duke frenuar dhe penguar herë pas here planet tuaja. Nëse ndjeheni të lodhur dhe të bezdisur, kërkoni shoqërinë e një miku dhe mendimet e zymta do zhduken shpejt.
Peshorja
Edhe pse i dini të gjitha përgjigjet, nuk do të thotë se keni arritur përsosmërinë. Bëni kujdes, përpiquni të mos jeni të sigurt në vetvete deri në tepri. Është më mirë të mos e merrni çdo gjë gjithmonë seriozisht.
Akrepi
Jeni shumë i aftë për të çuar përpara negociata rraskapitëse. Por në fund edhe ju mund të ndiheni të shtypur nën ngarkesën e tepërt të përgjegjësisë. Duhet të mësoni të ndani dhe të delegoni punët: ju nuk mund të mbani gjithmonë gjithçka mbi supe.
Shigjetari
Mos u vendosni shumë kufizime dëshirave tuaja, ndryshe do t’ju duhet të kënaqeni me gjëra të vogla. Të duash dhe të mundesh, mos vallë i keni harruar këto? Ka disa objektiva në profesionin tuaj, që do të donit t’i arrinit. Atëherë armatosuni me ngulm dhe vullnet!
Bricjapi
Dita e sotme do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar ose të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Në punë do t’ju duhet të pranoni disa kompromise, solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.
Ujori
Hëna ju bën të ndiheni të sigurt. Do të shfaqni prova të mëdha të miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.
Peshqit
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.