Hodhi në tokë flamurin e Chelsea, lojtarët blu bëjnë të pendohet futbollistin e Leicester (VIDEO)

Triumfi 2-1 i Chelsea ndaj Leicesterit mbrëmë ishte më shumë se sa tre pikë të zakonshme në dy aspekte.

Përveç se bënë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, blutë arritën të mbronin edhe nderin e klubit.

Daniel Amartey ishte tallur me emblemën e Chelseat gjatë finales së FA Cup, aty ku Leicesteri arriti të triumfonte për ta fituar trofeun.

Ajo videoja kishte arritur te lojtarët e skuadrës londineze, me Thiago Silvan dhe Mason Mount që shkuan t’i qëronin hesapet mbrëmë me të.

Në fund të takimit, Amartey ishte tallur sërish me lojtarët e Chelseat, e që situata eskaloi para se të përfundonte takimi.

Sjellja e tij në minutën e 90+5-të kaloi vetëm me një karton të verdhë, mirëpo kështu nuk u pajtuan lojtarët e bluve që u ballafaquan me lojtarin që tregoi mosrepsekt.

Shtuar 19.05.2021 10:02