“Histori të marrësh”, Situata në PD, Rama: Nuk i bëhen këto karshillëqe SHBA, Bashën dhe Berishën i kam mundur

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën politike në PD, ku tha se e sheh si histori të marrësh. Rama tha se nuk mund t’i bëhen karshillëqe të tilla SHBA-ve, ndërsa shtoi se Bashën dhe Berishën nuk i sheh si kundërshtarë të rrezikshëm.

“Çështja në PD indukton marrëzi për shumë njerëz, është histori të marrësh. Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Pyetja ime është a i intereson Shqipërisë kjo situatë në PD? Mendoj se një nga asetet më të vyera që ka vendi ynë është miqësia, besimi dhe partneriteti me SHBA i kultivuar nga shqiptarët, jo nga klasa politike. Dhe, sot e 100 vjet ky është një vend shumë i vogël për të bërë tangërllikun provincial të sovranizimit dhe për t’i bërë karshillëqe të kësaj natyre Shteteve të Bashkuara. Përsa u përket këtyre të dyve (Bashës dhe Berishës) për mua kjo është shumë qesharake. Janë dy personazhe qesharakë. Unë i kam mundur të dy, nuk i shoh potencialisht të rrezikshëm. PD nuk është një 5%, është balanca e këtij vendi, është një aset, edhe pse jam kundërshtar”, tha Rama.

Për demokratët që shkojnë pas Berishës tha: “Është fatkeqësi. Njerëzit që i shkojë mbrapa Berishës nuk janë antiamerikan. Nuk është përgjegjësi e një turme njerëzish që janë ndjekës luajal te dikujt, por e atij dikushit që merr përsëri të udhëheqë një grup njerëzish, parti apo gjithë vendin. Popujt kanë nevojë për udhëheqësit, dhe ushëheqësit kanë nevojë për përgjegjësi”./albeu.com


Shtuar 17.12.2021 22:04