“Hipur mbi makina”, PD i përgjigjet thumbave të Ramës për takimet e Bashës

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama thumboi kreun e opozitës, Lulzim Basha lidhur me  fushatat e këtij të fundit.

Këtyre akuzave, i është përgjigjur me  një reagim Partia Demokratike.

Përmes një mesazhi, PD-ja thekson se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

Reagimi i Plotë i PD-ë

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë! /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 01:03