“Ta hajë kush ta hajë”, Ramës nuk i del inati për takimet e Bashës mbi makina

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ironizon takimet e PD-së dhe Lulzim Bashës me qytetarët.

Rama nxjerr një foto ku njerëzit duken grumbull me flamujt e PD-së, ndërsa e krahason me foton e gjyshërve që vaksionohen kundër Covid-19.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë

Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”-shkruan ai. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 12:43