Heshtje totale, Basha takime me Idrizin, Rushaj e Tabakun në selinë blu

Selia blu po pret në heshtje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve kur mbeten edhe të pakën 7% e votave pa numëruar.

Mesditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim të paktën 30 minuta me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, raporton Abcnews.

Gjatë ditës së sotme në zyrën e Bashës kanë qenë edhe sekretari i PD Gazment Bardhi i cili që prej nisjes së fushatës ishte zhvendosur në qytetin e Elbasanit.

Më pas Basha ka pasur takime edhe me kandidatët Alfred  Rushaj dhe Jorida Tabaku.

Burime bëjnë me dije se aktualisht ekipet demokrate po hartojnë denoncimet me rastet e konstatuara të shitblerjes së votës.

Ndërkohë në orët e pasdites pritet një dalje për mediat e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me qëndrimin e partisë së tij pas rezultatit final.

Shtuar 27.04.2021 15:02