Fitorja e bindshme e Ramës, bëhet gati sheshi “Skënderbej” (FOTO LAJM)

Pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e sotme rreth orës 18:00 do të dalë në sheshin “Skënderbej” për të shpallur fitoren.

Ndërkohë kanë përfunduar përgatitjet në sheshi. Nga pamjet shihen se janë vendosur karriget me distancë nga njëra-tjetra ashtu sikundër edhe në takimet elektorale të socialistëve.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri ftoi patronazhistët, koordinatorët, drejtues e anëtarë të partisë të bashkohen. “Sot në 18:00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë, të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.

Gjithashtu vlen të theksohet se kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar rezultatin zgjedhor, pavarsisht të gjithë deklaratave të mëparshme.


Shtuar 27.04.2021 15:15