Basha nuk mori dot as 60 mandate, reagon Berisha pas shifrave të bujshme për Ramën

Vazhdon numërimi i votave të mbetura në Tiranë dhe Durrës, ku deri më tani kryesojnë socialistët me 74 mandate, e ndjekur nga PD me 56 mandate, LSI me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate.

Për herë të parë nga nisja e numërimit, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha por nuk ka thënë asnjë fjalë për zgjedhjet dhe rezultatin negativ të thellë të PD.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha është ndalur te stërvitja ushtarake e NATO-s ku merr pjesë ushtria e SHBA dhe 25 vendeve të tjera, anëtare te NATO-s.

“Fillon ne Shqiperie stervitja ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21”. Miq, ne Shqiperi ka filluar stervitja e madhe dhe e rendesishme e Aleances se Atllantikut te Veriut me pjesmarrje te rendesishme te ushtrise se SHBA dhe 25 vendeve tjera anetare te NATO-s.

Me kete rast le te pershendesim Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe tju urojme nga zemra mire se ardhjen ne Shqiperi dhe suksese ne kete stervitje ushtareve dhe komandanteve te saj. Sb”, shkruan Berisha. /albeu.com/