Herë benzinë e herë ujë! Atdheu ndan mendjen dhe flet qartë për Bora Zemanin (FOTO LAJM)

Hyrja e Donald Veshajt në Big Brother Vip riktheu në qendër të mediave rozë, Bora Zemanin, vetë aktorin dhe Atdhe Xharavina.

Pas shumë zërave për një lidhje mes tyre e cila u pasua dhe me ndarjen e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, Xharavina, dukej se i shijonte vëmëndja dhe shpesh hidhte “thumba” që e lidhnin atë bashkë me moderatoren.

Sigurisht këto reagime ishin të shpejta dhe të shkurtra pasi ai I fshinte në pak minuta duke lënë pas heshtje dhe shumë thashetheme.

Me ndarjen përfundimtare të çiftit Donald-Bora brenda shtëpisë së Big Brother ku aktori ka nisur një histori romantike me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ish-konkurenti i Për’puthen u kthye në vëmëndje të mediave.

Pasi postoi një InstaStory me shkrimin: “Ti je si bora, e bukur, por e ftohtë”, Atdheu duket se ka një përgjigje përfundimtare.

I pyetur nga ndjekësit në Instagram, Atdheu ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja duke deklaruar se: “

varet se si i marrin  njerëzit edhe portalet story-t e mia, unë tek intervista e fundit u tregova i sinqertë që më kanë prishur punë me një gocë dhe prap kur hedh story unë e lidhin me një person tjetër që s’ka lidhje fare.” ,- shkroi ai.

Por sa e vërtetë është kjo? Nuk është hera e parë që Atdheu I hedh benzinë zjarrit në momentet kur thashethemet rreth tyre janë në kulm por si duket ai e shijon vëmendjen ose I pëlqen të flitet rreth tij. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 18:47