Ronela apo Albani, kush fiton Festivalin? Ja si e shikon këngëtarja debatin

Me publikimi e këngëve zyrtare, pjesë të Festivalit të 60 të Këngës, nis edhe gara e ethshme mes artistëve pjesëmarrës. Këtë vit mes shumë këngësh, janë evidentuar dy prej këngëve më të preferuara nga publiku të cilët lobojnë furishëm fitoren e tyre, “Sekret” nga Ronela Hajati dhe “Theje” nga Alban Ramosaj. Ronela ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku hodhi dritë mbi këto diskutime dhe pritshmëritë e saj të metejshme.

“Mua më pëlqen madje që ka konkurrencë të mirë sepse kënga e Albanit është shumë e bukur. Unë e njoh që të vogël, jemi rritur bashkë nëpër skena dhe e di se sa shumë e do muzikën.– shprehu Ronela mbi temën në fjalë.

Megjithatë beteja virtuale është më e nxehtë se kurrë, duke marrë parasysh edhe zhanret shumë të ndryshme mes dy produksioneve muzikore në fjalë. Për Ronelën kjo është një “luftë e pakuptimtë” duke nënvizuar faktin se këtë vit në festival ka materiale të tjera tejet cilësore.

“Nuk e di pse ka vajtur puna që po diskutohet vetëm unë dhe Albani, sepse vërtetë ka këngë shumë të mira. Për Mirudin kam dëgjuar që flitet shumë. Kënga ime dhe e Albanit janë komplet të ndryshme. Aty vendos një juri…” – tha ajo më tej.

Ronela shprehu se shqetësimin e ka për netët live ku do të performojë këngën si pasojë e presionit për të dalë mirë, pasi njëkohësisht ato janë edhe netët vendimtare. Por fitorja nuk është pikësynimi i saj pasi ka projekte të mëdha në pritje pas përfundimit të kësja faze si publikimi i albumit të saj të rradhës.

 


Shtuar 8.12.2021 18:47