Dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet që çuan në pranga grupin që trafikonte droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë janë zbardhur. Sipas përgjimeve të SPAK, efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua pasi dyshohet për lidhje me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit, dekonspironte operacionet e policisë.
Nga përgjimet mësohet se Haxhiaj shiste informacione hetimore në këmbim të parave dhe në një prej bisedave të zbardhura nga SKY ECC, ai komunikon me një person. Gjatë këtij komunikim Haxhiaj informon se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. Gjithashtu nga përgjimet mësohet se Haxhiaj ofron të japë informacionin për veprimet hetimore, në shkëmbim të përfitime monetare.
Po ashtu Haxhiaj komunikon në SKY ECC me Denis Myftiun, anëtarin e grupit të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Haxhiaj i kërkon Myftiut 15 mijë euro, që t’i japë informacion hetimor.
Pjesë nga bisedat:
8AIVIH: Çfarë halli ka ky çuni qe mund ta ndihmosh.
I.Haxhiaj: Të kam shkruajtur qepar.
8AIVIH: Se jam me kte
I.Haxhiaj: Po ka ca gjera, unë çova dike atë dite që kapen braniolin, po ai shoku doli vonë, fëmijet ja çoj nusja.
8AIVIH: Po për ktë tani, çfarë është ajo qe mund ta ndihmojmë.
I.Haxhiaj: Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer në sy dhe për mua.
8AIVIH: Çfarë halli ka ky kte moment, pse po i rrin nga pas, se po me pyet.
I.Haxhiaj: Ti bëjmë gjerat sikur ndodhin rastësisht, po u than muhabetetet mbaron pune ai.
8AIVIH: Une e kam bere burgun per italiant… aha ok.
I.Haxhiaj: Ne rregull thuaj, ai e di.
8AIVIH: Kete po i them.
