Hakmarrja pas qendrimit të Shqipërisë në “KS”, nga Raiffeisen te Parlamenti dhe Porti, institucionet që sulmuan hakerat rusë

Hakerat rusë kanë sulmuar ditën e sotme disa nga institucionet shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, si shenjë hakmarrjeje ndaj qendrimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB që u mbajt dy ditë më parë në Nju Jork të SHBA-ve.

Përmes një postimi në telegram, hakerat rusë kërcënonin se do të shkatërronin infrastrukturën e internetit në Shqipëri.

Shqipëria është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së G7 për sigurinë e neo-nazistëve Ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar Ukrainës 22 transportues personeli të blinduar dhe predha mortajash.

Ne ju rikujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të interneti”, shkruajnë hakerat rusë.

Ndërkohë që ditën e dotme janë gjendur nën sulmin e hakerave rusë Faqja e Parlamentit, Ëebi i Portit të Durrësit, di dhe dy faqe të bankave të nivelit të dytë në vendin tonë si Raiffeisen Bank dhe Union Bank.

Aktualisht përvecc problemeve tektnike dhe pamundësisë për të naviguar në faqet e këtyre institucioneve, nuk flitet për dëme të tjera. /AlbEu.com/


Shtuar 22.09.2023 17:07