“Hajdut, kriminel e mafioz”, Rama sfidon opozitën: Gjejeni nëse jua kam thënë ndonjëherë unë këto fjalë!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se asnjëherë nuk i ka drejtuar gishtin dikujt duke i thënë ‘je hajdut, mafioz apo kriminel’.

Madje ai sfidoi opozitën duke i thënë nëse mund ta gjejnë një akuzë të tillë thënë nga ai.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1216321502249918

“Akuzat kanë marrë të drejtën absolute qytetare. Madje t’i thuash tjetrit hajdut, dhe ju sfidoj të më gjeni njëherë të vetme që i jam drejtuar dikujt dhe i kam thënë ‘ti je hajdut, kriminel, mafioz’. Quhet si një kulmim i lirisë së shprehjes dhe si një lloj trimërie madje. Aq trimëri e madhe është t’i thuash tjetrit kriminel, sa duhet të jesh gati të bësh video të manipuluara dhe dëshmitarë të manipuluar, dhe të përballesh në gjykata si të jesh një tribun i vegjëlisë. Ndërkohë që të jesh politika do me thënë të jesh automatikisht i korruptuar dhe kryeministër i kryekorruptuar”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 24.11.2022 13:15

Tags: