Gruaja helmon për vdekje partnerin vetëm disa orë pasi ai i trashëgoi 30 milionë dollarë

Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA -së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë .

Ina Thea Kenoyer u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Neë York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.

Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen me shpëtimtarët që e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.

Ekspertiza tregoi helmimin si shkak të vdekjes .

“Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë, i cili falënderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin.

Pas arrestimit të saj, Kenoyer po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.


Shtuar 1.11.2023 07:45

Tags: ,