“Grua stoike e plot mirësi”, ministri shqiptar humb mamanë

Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, ditën e sotme i ka ndërruar jetë e ëma.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sveçla, përmes një postimi të bërë në Facebook.

“Nëna na la sot. Ishte nënë, grua, motër e gjyshe e dashur për të gjithë ne! Do të mbajmë gjallë kujtimet për ty si nënë e grua stoike e plot mirësi. I përjetshëm kujtimi për ty nënë!”, ka shkruar Sveçla./albeu.com/