Grabitje, plagosje e torturim! Mihasi la krimet e shkonte në Xhami: Të gjithë jemi mëkatarë! (FOTO LAJM)

Një ndër viktimat e atentatit të djeshëm në Tiranë është shtetasi Erigers Mihasi, 32 vjeç. Mihasi një figurë shumë e njohur për botën e krimit duket se kishte vendosur të linte pas të shkuarën kriminale.

Mësohet se ai kishte filluar të frekuentonte xhaminë në Tiranë duke iu përkushtuar fesë islame. Sot, një ditë pas vrasjes, përmes një postimi në faqe të ndryshme, përfshirë “Xhamitë e Tiranës” shkruhet se 32-vjeçari po tentonte të shkëputej nga bota e krimit dhe t’i futej rrugës së zotit, por ditën e djeshme atij iu pre jeta në mes pas një atentati mafioz, duke lënë jetimë 3 fëmijë të vegjël.

“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij.

Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë.

Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.”

(Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij,”-shkruhet në një prej postimeve.

Kush është Rigers Mihasi?

Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit në zonën e Astirit. Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, në momentin kur ai është bërë shënjestër e plumbave.

Viktima tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt. /albeu.com/


Shtuar 14.11.2021 11:25