Grabitja e dhunshme dhe vrasja e 20-vjeçares, pas ngjarjes së rëndë qëndron banda shqiptaro-greke?

Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe persona të kombësisë greke me qendër në periferitë perëndimore të Athinës dhe fushë veprimi në verilindje të saj, dyshohet se fshihet pas vrasjes së 20-vjeçares, Karolinë, mëngjesin e 11 majit në Glyka Nera.

Grupi hetimor ka dalë në përfundimin se grupi është i përbërë nga shumë anëtarë të specializuar për plaçkitje. Mësohet se ata i dhunojnë personat që grabisin dhe më pas i lidhin ata me litarë.

Për t’i shpëtuar policisë, mësohet se ata përdorin rrugica të vogla, duke shmangur bulevardet kryesore në mënyrë që të mos të hasen as më postblloqe policie ose të “kapen” nga kamerat në rrugë.

“Protothema” raporton se në orët e ardhshme Laboratorët e Mjekësisë Ligjore do të japin më shumë detaje në lidhje me ngjarjen, duke lehtësuar punën e policisë dhe që do të ndihmojë në zvogëlimin e “listës së zezë” ku bëjnë pjesë 100 persona.

Raportohet se banda e zgjodhi rastësisht shtëpinë e çiftit të ri, Babis Anagnostopoulos dhe Karoline dhe prej disa ditësh vendosën që ta mbikëqyrin.

Pas ditësh mbikëqyrjeje, ata regjistruan jetën e përditshme të pronarëve dhe zakonet e tyre përpara se të kalonin në fazën përfundimtare dhe më të tmerrshme të planit të tyre.

Në fakt, nga momenti që ata vranë 20-vjeçaren, analistët vlerësojnë se nuk do ta linin gjallë burrin e saj 32-vjeçar. Por pasie kishin lidhur, ia kishin bllokuar gojën dhe ia kishin lidhur sytë, 32-vjeçarit i ra të fikët dhe grabitësit menduan se ai vdiq.

Policia vlerëson se autorët janë persona me elemetë të thekuar anti-shoqëror përderisa e mbytën 20-vjeçaren. Ata analizojnë se në tentativën për të mbytur një person duhet kohë dhe në këtë moment ata kanë mundësi të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë gjë duke i marrë jetën të resë.

Kjo tregon qartë qëllimin e tyre për të vrarë. Në një grabitje, qëllimi është paraja. Vrasja është e panevojshme për realizimin e këtij qëllimi, thonë ata. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin.

Policia thotë se autorët mund të kenë përdorur drogë dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundur të kontrollojnë reagimet e tyre.

Për sa kohë do të qëndrojnë në burg vrasësit e Caroline nëse arrestohen?

Nga  Forumi Ekonomik Delphi, Ministri i Drejtësisë,  Konstantinos Tsiaras, njoftoi se kushtet për lirimin e të dënuarve me burg janë duke u forcuar.

Siç vuri në dukje Z. Tsiaras, Ministria e Drejtësisë, përmes komitetit që po shqyrton ndryshimet që do të ndodhin në Kodin e ri  Penal, do të forcojë regjimin në kushtet e lirimit të atyre që janë dënuar me burgim ose me burgim të përjetshëm.

Bashkëshorti i viktimës: Emora vesh që kishte vdekur vetëm kur erdhi policia dhe më liroi

Bashkëshorti i 20-vjeçares, Karolinë, e cila u vra nga grabitësit në Greqi ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme.

Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët, ndërsa edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë. /panorama


Shtuar 13.05.2021 22:48