“Godet” Spartak Ngjela: Basha e bëri të vetën, i përjashtoi të korruptuarit nga PD! Po Rama?

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas përjashtimeve që vendosi Kryesia e PD-së të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

Ngjela u shpreh se Basha nxorri jashtë partisë thuajse të gjithë të korruptuarit që pritet që të penalizohen në ditët në vijim.

“Basha dje e bëri të vetën: e nxori jashtë Partisë thuajse të gjithë kurrupsipnin e lartë që pritet të penalizohet. Po Rama?”, shkruan Ngjela në Facebook.

Kujtojmë se Basha se bashku me anëtarët e Kryesisë vendosi sot rreth orës 03:00 të mëngjesit për të përjashtuar nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të rithemelimit dhe vendosi që të pezullonte të tjerë mbështetës të Berishës./albeu.com/