Gjyqtari zëvendësohet në pushim në Ligën e Kampionëve të Azisë pas pretendimeve se kishte konsumuar alkool

Një situatë e pazakontë u shënua në Ligën e Kampionëve të Azisë 2, kur gjyqtari kryesor u largua nga ndeshja gjatë pushimit mes pjesëve, pas ankesave të të dyja skuadrave për sjelljen e tij.

Takimi mes Al Jazira dhe Gol Gohar u zhvillua të mërkurën në Abu Dhabi. Arbitri sirian Hanna Hattab u zëvendësua pasi përfaqësues të të dy klubeve pretenduan se e kishin parë duke konsumuar alkool.

Të lidhura

None found

Media iraniane Varzesh3 dhe Eghtesadnews raportuan se incidenti nisi në minutën e 32-të. Hattab i dha karton të verdhë portierit të Al Jaziras, Ersin Destanoglu, pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit të majtë të ekipit vendas ndaj Ali Asghar Ashourit të Gol Goharit.

Vendimi solli protesta të forta nga lojtarët dhe stafi teknik i Al Jaziras, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për rreth katër minuta.

Tensionet u shtuan në pushimin e pjesës së parë, kur trajneri i Gol Goharit tha se gjyqtari nuk ishte në gjendje normale. “Ne kemi informuar Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC) se gjyqtari nuk është në gjendje normale dhe se ekipi ynë nuk do të dalë në fushë për pjesën e dytë”, raportohet të ketë deklaruar trajneri i klubit iranian.

Pas ankesave dhe paralajmërimit të Gol Goharit se nuk do ta vazhdonte ndeshjen, pjesën e dytë e drejtoi gjyqtari i katërt. Sipas mediave iraniane, edhe zyrtarë të Al Jaziras kishin konstatuar sjellje të pazakontë nga Hattab dhe ia kishin raportuar çështjen zyrtarëve të AFC-së.

Konfederata Aziatike e Futbollit nuk ka publikuar ende një shpjegim zyrtar për zëvendësimin e gjyqtarit, ndërsa pretendimet për konsumim alkooli nuk janë konfirmuar.

Al Jazira fitoi ndeshjen 1-0, me golin e Talisca. Eksperti ligjor iranian Houshang Nasirzadeh i tha Varzesh3 se incidenti mund të sjellë edhe anulimin e rezultatit të takimit.


Shtuar më 25.11.2026 21:13

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel