Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës

Gjykata Kushtetuese, ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok, përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.

Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë, duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

 


Shtuar 11.03.2026 14:44