Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 15 vite burg Domart Konjarin, “kokën” e trafikut të kokainës në Europë

Domart Konjari është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ai akuzohet nga autoritetet franceze si “koka” e grupit të trafikut të kokainës në 4 shtete europiane.

Ai dyshohet se ka drejtuar një grup të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda. Në dosjen e Konjarit, janë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar.

Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetëra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca. Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin./albeu.com