Gjigandi kanadez shkarkohet në Evropë, NATO forcon krahun lindor ku ndodhen edhe shqiptarët (FOTO LAJM)

NATO është duke forcuar krahun e saj lindor duke dërguar mijëra ushtarë dhe shumë pajisje ushtarake në vende si Polonia, Lituania dhe Letonia.

Në këtë të fundit ndodhet një prej bazave më të rendësishme të NATO-s në vendet balltike siç është ajo e Adazit ku shërbejnë edhe disa ushtarë shqiptarë, pjestarë të repartit EOD.

Sëfundmi Kanadaja ka dërguar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Riga, të cilat do të vendosen pikërisht në kampin Adazi. Siç publikon faqja e kësaj baze, një avion gjigant ushtarak i Kanadasë u shkarkua mëngjesin e sotëm në Riga.

Më herët, në këtë bazë janë dërguar edhe pajisje nga shtete të tjera duke synuar pengimin e ndonjë provokimi rus në rajon.